Bëmë mama të të ngjaj, njihuni me vajzën e suksesshme të Nertila...

Bëmë mama të të ngjaj, njihuni me vajzën e suksesshme të Nertila Kokës

76
0

Pasditen e djeshme në “Rudina” në Tv Klan, ishte e ftuar një artiste të re në tregun muzikor, por që rrjedh nga një gjen artistësh dhe me emër në tregun muzikor shqiptar. Vajza e këngëtares Nertila Koka, Annie Salius Koka, tregoi sot për publikun shqiptar pasionin e saj për muzikën, të cilën dëshiron që ta ndjekë ashtu si e ëma, por edhe për të rrëfyer projekte dhe nisma të tjera në fushën e artit, të cilat ajo po i ndjek me shumë suskes.

Pjesëmarrja artistike ku provoi veten në muzikë ishte në vendin ku ka lindur, në Suedi. Annie mori pjesë në programin “Swedish Idol”, që i shërbeu si trampolinë në tregun muzikor.

 

Në rrëfimin e saj për veten, ëndrrat dhe pasionet e saj të shumta, Annie zbulon edhe një dëshirë për të realizuar një duet me Nertilën: “Do kisha shumë dëshirë. Nuk e kam menduar ende në çfarë skene apo nëse do jetë një këngë e vjetër e mamit apo një e re, por e kam dëshirë. Çdo gjë që bëj me mamin është e bukur.”

 

Për përvojën në “Swedish Idol”, Suedi, Annie tha se ka qenë shumë e bukur dhe se ka mësuar shumë nga ky talent show: “Kisha shumë emocione kur isha në skenë, kur isha më e vogël, sepse ndihesha sikur njerëzit prisnin shumë nga unë dhe ndihesha sikur nuk mundesha t’ua jepja atë emocion që prisnin. Të isha në “Swedish Idol”, më ndihmoi shumë të isha më rehat në skenë, sepse për të folur përpara njerëzve nuk kam pasur problem, por kënga, ngaqë e kam pasion dhe është aq me rëndësi për mua, më bënte me emocione. Më ndihmoi me atë, pastaj kam shokë dhe shoqe nga “Sëedish Idol”, që i mbaj shumë përzemër dhe eksperienca ishte shumë e bukur. Mora mamin me vete dhe u kënaqëm”.

Mes shumë këngëtareve shqiptare të preferuara, Annie veçon Elvana Gjatën, me të cilën ëndërron të ketë një duet:

“Nëse do të flisja për artistët shqiptarë, përveç popullore si Merita Halili që më pëlqen shumë, edhe mami kuptohet, Elvana Gjatën e kam shumë qejf, i di të gjitha këngët. Më pëlqen shumë muzika shqiptare, ua tregoj të gjitha shoqeve, e dëgjoj shpesh.

Të preferuarat e mia janë baladat e Elvanës, sidomos “EP 3”. Diçka në atë stil, nuk jam në këngët e klubeve, këngët që janë vetëm me një piano, të qëruara, janë fantastike dhe do të kisha shumë dëshirë ta bëja. Si Elvana ose me Elvanën, ajo do të ishte ëndërr”.

Annie vazhdon studimet për Media & Culture Entrepreneurship. Përveç muzikës, ajo angazhohet si një instruktore joge, zumba dhe step, si dhe ka nisur një podcast të sajin.

Podcast-i ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe në sezonin e parë ka arritur të ketë 10.000 dëgjues në platformën “Spotify”. Annie tregon se ideja ka lindur krejt rastësisht dhe tematika janë takimet romantike. Deri tani është mjaft e kënaqur. Podcast-i është i realizuar në bashkëpunim me shoqen e ngushtë të Annie dhe mban titullin “Why Do Men?”.