Bello: Mandati i kryebashkiakëve, tentativa e KQZ-së antikushtetuese

Bello: Mandati i kryebashkiakëve, tentativa e KQZ-së antikushtetuese

434
0

Ish ministri dhe ish-deputeti socialist Marko Bello e cilëson antikushtetuese tentativën e KQZ-së për të kufizuar me  ligj të drejtën e kryebashkiakëve për t’u zgjedhur më shumë se 3 herë. Në një reagim në rrjetin soial FB, zoti Bello thekson se , ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese dhe ai nuk duhet personalizuar, sikurse po ndodh shpeshherë kohët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. “Dje disa televizione kombëtare i bënë jehonë një lajmi, sipas të cilit, opozita votoi kundër kufizimit të mandatit për të zgjedhurit lokale, duke ia zgjatur kështu jetën politike kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Por, tentativa e disa prej anëtareve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të kufizuar me ligj të drejtën e kryebashkiakëve për t’u zgjedhur më shumë se 3 herë është në thelb anti-kushtetues, pasi neni 45, pika 1 i Kushtetutës thekson qartë se “cdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. Për më tepër, ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese dhe ai nuk duhet personalizuar, sikurse po ndodh shpeshherë kohët e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Në rast se partitë politike kërkojnë që t’u japin shancin edhe kandidatëve të tjerë, ato i kanë të gjitha mundësitë të krijojnë kushtet për një garë të hapur dhe të ndershme brenda tyre, duke përzgjedhur kështu kandidatë me integritet dhe të preferuar nga komuniteti”-nënvizon Bello.