Lajme

Bëjini tuajat këto tre zakone të thjeshta; Ulin me 62 për qind rrezikun e kancerit të gjirit

By vizionc

January 28, 2020

Instituti Amerikan i Kërkimeve për Kancerin (IAKK) konsiderohet si një nga autoritetet kryesore në botë për dietën dhe kancerin. Bazuar në hulumtimet më të mira, ai nxori 10 rekomandime për parandalimin e kancerit. Përveç mospirjes së duhanit, mesazhi i tyre kryesor ishte: “Dietat që vërtiten rreth ushqimeve bimore, drithërave, frutave dhe bimëve bishtajore, ulin rrezikun nga prekja e shumë kancerëve dhe sëmundjeve të tjera në përgjithësi.”

 

Për të treguar se si ndikojnë zgjedhjet e mënyrës së jetesës në rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, për një periudhë shtatëvjeçare, studiuesit ndoqën një grup prej 30 000 femrash në fazën e postmenopauzës, të cilat nuk kishin vuajtur kurrë nga kanceri i gjirit. Duke iu përmbajtur vetëm 3 prej 10 udhëzimeve të IAKK-së, kufizimit të alkoolit, kosumimit të ushqimeve bimore dhe ruajtjes së një peshe trupore normale, rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit ulej me 62 për qind. Po, këto tri sjellje të thjeshta të shëndetshme duket se e përgjysmojnë rrezikun.

 

Mbresëlënës ishte fakti se dieta me bazë bimore e shoqëruar me ecje çdo ditë, mund të përmirësojë mbrojtjen nga kanceri brenda dy javësh. Në një pjastër Petri, ku rriteshin qeliza të kancerit të gjirit, studiuesit hodhën gjakun e disa femrave përpara dhe pas 14 ditësh jetese të shëndetshme. Gjaku i marrë pasi kishin filluar të hanin shëndetshëm, e frenonte rritjen e kancerit më mirë dhe vriste 20-30 për qind më shumë qeliza kancerogjene, sesa gjaku i marrë nga të njëjtat femra vetëm dy javë përpara. Hulumtuesit ia atribuuan këtë efekt, uljes së nivelit të hormonit IGF-1, që nxit rritjen e kancerit, dhe kjo mund të ketë ndodhur për shkak të reduktimit të proteinave shtazore.

 

Ç’gjak doni që të qarkullojë në trupin tuaj, ç’sistem imunitar? Atë gjak që thjesht qarkullon në çdo pjesë të trupit edhe kur shfaqet një qelizë kancerogjene dhe që ka fuqinë ta ngadalësojë apo ndalojë atë përgjatë rrugës.