Bëjini pazaret që sot, ja cilat janë frutat dhe perimet që s’duhet...

Bëjini pazaret që sot, ja cilat janë frutat dhe perimet që s’duhet të mungojnë në shportën e dhjetorit

308
0

Molla: Molla është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Ajo ka në përmbajtjen e saj vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K; si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan. Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra dietike.

 

Boronica e kuqe: Përmban pak yndyra të ngopura dhe kolesterinë. Është një burim shumë i mirë i vitaminave E dhe K, dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave dietike, vitaminës C dhe manganit. Boronica e kuqe mund të

përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.

 

Grejpfruti: Ky frut është i pasur me vitaminë A, C dhe antioksidantë, dy përbërës me rëndësi jetike sidomos për detoksikimin e mëlçisë. Një nga flavonoidet në grejpfrut, ‘naringenin’, ka në përmbajtjen e vet një përbërës, që e bën mëlçinë ta djegë dhjamin, në vend që ta depozitojë atë.

 

Kivi: Kivi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Në veçanti ky frut përmban një sasi të lartë të vitaminës C (më shumë se portokalli), kalium po aq sa bananet dhe një sasi të mirë të beta-karotenit. Falë dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin e lëkurës, kivi cilësohet si një eliksir i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave.

 

Limoni: Ky frut çudibërës mund të quhet pa frikë si mbreti i agrumeve. Përmbajtja e lartë në vitaminë C dhe antioksidantë e shëndërrojnë limonin në një ingredient të rëndësishëm si në kuzhinë, por edhe jashtë saj.

 

Portokalli: Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C.  Prania e lartë e kësaj të fundit lufton radikalet e lira të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.

 

Shega: E pasur me vitaminë A, vitaminë B5 (acidi pantotenik), E, C, acid folik, kalium dhe fosfor,antioksidantë etj shega mund të quhet pa frikë një minierë e vërtetë vlerash ushqyese. Të gjithë këta përbërës luftojnë kolesterolin e lartë, hipertensionin, arteriosklerozën, infeksionet e mishrave të dhëmbëve, kancerin e prostatës, sëmundjet e zemrës, obezitetin, parandalojnë hemorroidet, ndihmojnë gratë gjatë menopauzës.

 

Brokoli: Brokoli është burim i mirë i proteinave, vitaminës E, tiaminës,

riboflavinës, kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit dhe selenit; vitaminës A, C, K, B6, acidit folik, kaliumit dhe manganit, gjë që edhe është arsyeja se pse duhet të filloni ta konsumoni atë sa më shpesh.

 

Preshi: Preshi është një perime tipike dimërore, e pasur me vitaminë C, hekur dhe fibra. Njihet për vetitë e tij diuretike, laksative dhe anti-septike. Të gjitha këto e bëjnë ushqimin ideal për të luftuar anemitë e ndryshme, infeksionin urinar , bronkitin, gurët në veshka dhe për të ulur nivelin kolesterolin e keq në gjak. Preshi është shumë i shijshëm , ju mund ta hani në supë dhe gjellë, por edhe të gjallë.

 

Rrepat: Fatmirësisht rrepat gjenden në tregun shqiptar gjatë gjithë vitit, por studiuesit e ndryshëm rekomandojnë konsumin e tyre kryesisht gjatë dimrit. Në këtë periudhë mund të gjeni rrepa më të shijshme dhe të freskëta. Janë të pasura me vitaminë C, fosfor, fibra, vitaminë B6, kalcium, magnez dhe potas. Që të ruani të gjitha vlerat e saj ushqyese , këshillohet që rrepa të hahet e pagatuar