“Bëj sherr me gruan”- Cekja i Beratit tregon si po kalon ditët...

“Bëj sherr me gruan”- Cekja i Beratit tregon si po kalon ditët i izoluar në shtëpi: U mbytëm duke ngrënë ashure. Për punët e shtëpisë …

410
0

Cekja i Beratit është izoluar në shtëpinë tij pas masave të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Aktori i njohur i humorit tregoi sesi po i kalon ditët e tij në karantinë. Me anë të batuatave, që e karakterizojnë Sejfulla Myftarajn ai tregoi se në shtëpinë e tij u mbytën duke ngrënë hashure dhe se debatet nuk mungojnë si në çdo familje.

 

“Nuk ia them për gatim. Absolutisht për punët e shtëpisë nuk ia them fare. Kjo e shkreta u merua, se jam edhe me çunin dhe secili nga ne ka preferencat e tij. Nuk dua mish me fasule, dua gjë tjetër, e më the të thashë.  Dhe ajo e shkreta gatuan dhe vetëm gatuan. U çamë duke ngrënë ashure, darkë më darkë ashure. U mbytëm me ashure. Edhe zihemi. Po ndenje në shtëpi do bësh dhe sherre, grindesh kot më kot pa lidhje,”- tha ai në një lidhje në Skype për “Vizioni i Pasdites”.

 

Cekja i Beratit tha se po e shijon shumë qëndrimin i izoluar brenda në shtëpi dhe se po kënaqet.

 

“Qenka gjë e bukur të rrish brenda. Më thoshte gruaja më përpara që nuk u mblodhe njëherë në shtëpi, ja i thashë u mblodha. I thashë këtu më ke nuk lëviz më. Sinqerisht po kënaqem, po ndjej një lloj relaksi. Po mbusha tre ditë e nuk lëviz, iki vetë pastaj. Paradite dal një ore në një mini-lulishte që kemi këtu afër, tek pull vetëm. Kur më afrohet njeri u them ‘të lutem se më pret një shok, kam një telefonatë nga jashtë dhe ikin,”– shtoi aktori.