PULLA E KUQE

“Bëj seks fantastik me ish­- të dashurin, por ai do edhe gruan”

By admin

August 22, 2016

Në letrën e fundit dërguar psikologes së “The Sun”, vjen një histori e një vajze që është e dashuruar me ish­in e saj, i cili bën një jetë të dyfishte, por marrëdhëniet seksuale që kanë bashkë vajzën e bën të mos heqë dorë nga ish­i.

Letra e vajzës:

Kam marrëdhënie seksuale të mahnitshme me ish­in tim, jam e pafuqishme për t’i rezistuar atij, edhe pse e di se ai nuk do të kthehet me mua. Ky djalë ishte dashuria ime e parë dhe e besova kur më foli për një jetë dhe familje tonën.

Unë jam 21 vjec tani, ai është 27 dhe kemi qëndruar tre vite të lidhur. Unë dyshoja se ai kishte kontakt me ish­-gruan por ma mohonte dhe nuk do e mendoja dot kurrë se i dashuri im bënte një jetë paralele. Sipas tij, i vemti kontakt që i bashkonte atë me ish­gruan ishte djali i tyre gjashtë­vjeçar.

Por papritur ai nisi të më akuzojë mua për tradhëti, gjë që unë kurrë nuk do ta bëja, por kjo ndezi këmbanat e alarmit. Pastaj ai rastësisht i dha fund marrëdhënies tonë, duke thënë se nuk kishte më besim tek unë.

I bëra mesazh ish­gruas së tij, e cila më konfirmoi se ishte kthyer me të, por gruaja më tha se nuk kishte asnjë ide se gjatë kësaj kohe ai kishte pasur një tjetër marrëdhënie, pikërisht me mua.

Djali rrinte me mua dhe në të njëjtën kohë i thoshte ish­gruas së tij se sa shumë e donte jetën familjare me të dhe djalin. Ish0gruaja e të dashurit tim më tha se kishte rezervuar pushime me të dhe djalin e tyre në Disney World.

Teksa ne bëjmë seks të pambrojtur, sepse ai kthehet gjithnjë tek unë, sepse më ka thënë që do të përpiqemi të krijojmë familjen tonë. Shpresoj shumë të mbetem shtatzanë që ai të rrijë me mua.

E dua shumë atë pavarësisht të gjitha gjërave. Ai kthehet tek unë dhe bëjmë seks gjithë kohën. Më thotë se mendimi që unë do ta lë e vret, por dëshiron edhe që familja e tij të jetë e bashkuar.

Ndjehem sikur kam humbur një gjymtyrë.

 

Përgjigja e psikologes:

Thuaj shyqyr Zotit që nuk ke mbetur shtatzanë. A mendon se djali i tij i vogël ka një baba ku mund të mbështetet? Ai ishte dashuria juaj e parë dhe mund të jetë e vështirë për ta, por, në qoftë se ai me të vërtetë të do, do të ishte me ty sot. Edhe nëseju ktheheni prapë, kurrë ti nuk mund të jesh e sigurtë që ai nuk do të harrojë zakonin e vjetër. Mjaft bëre seks me të. Shkëput cdo kontakt me të dhe nis një jetë sociale