Lajme

Bëhuni gati të visheni trashë, javën tjetër vjen i ftohti nga veriu

By vizional

January 06, 2022

Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme.

Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjitha rajonin tonë.

Sipas abcnews.al, zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë  veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit, ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet të variojnë nga 1 deri në 10 gradë Celsius.