Pas thuajse shtatë vitesh, Urani është vendosur në shenjën e Demit duke sjellë kaos emocionale dhe ndryshime rrënjësore tek të gjitha shenjat e horoskopit. Ndaj nëse në jetën tuaj gjërat po rrokullisen me një shpejtësi të frikshme, mos mendoni se jeni FATKEQ/FATKEQE..është thjesht efekti i tranzitit astrologjik.
DASHI: Dashi është një nga shenjat më të forta të horoskopit, mirëpo edhe ai ka një pikë të dobët: marrëdhënien me paratë. Kjo do të jetë edhe sfida juaj kryesore për këtë muaj, të mësoni si të kufizoni shpenzimet dhe të kurseni.
DEMI: Të lindurit në shenjën e Demit njihen për karakterin e tyre të qëndrueshëm, ashtu siç dihet tanimë që nuk i kanë edhe aq shumë qejf ndryshimet. Megjithatë Urani do t’ju ndihmojë të mësoheni me to.
BINJAKËT: Në dallim nga Demi, Binjakët janë të paqëndrueshëm dhe aspak të vendosur në shumicën e rasteve, mirëpo ka ardhur momenti të merrni disa vendime të rëndësishme. Urani ju sugjeron të hiqni dorë nga një njeri toksik, ose një ves.
GAFORRJA: Edhe pse Urani është vendosur në shenjën e Demit, duket se Gaforrja është ajo që do të përfitojë më shumë prej tij. Planeti i sfidave dhe të papriturave do t’ju dhurojë kurajën që ju duhet për të bërë gjërat që pëlqeni.
LUANI: Ky është pa diskutim viti i artë i Luanit dhe Urani është këtu për të ndriçuar rrugën tuaj. Së shpejti do të keni një ndryshim rrënjësor në jetën personale dhe atë profesionale, kështu që bëhuni gati për çdo lloj evolucioni.
VIRGJËRESHA: Urani do të ketë një impakt pozitiv në të tashmen e Virgjëreshës, sidomos në lidhje me marrëdhëniet që krijoni me të tjerët. Do të mësoni të gjykoni më pak njerëzit dhe t’i pranoni ashtu siç janë.
PESHORJA: Të lindurit në këtë shenjë duhet të bëjnë shumë kujdes në lidhjet në çift, pasi jo gjithmonë ajo që mendoni për partnerin/partneren përkon me atë që ai/ ajo është në të vërtetë. Urani ju këshilloni t’i bëni sytë katër dhe të mos u jepni të tjerëve shumë besim pasi mund të zhgënjeheni.
AKREPI: Pas Luanit, Akrepi është shenja e dytë fatlume e horoskopit që do të përballet me surpriza të këndshme jo vetëm këtë muaj, por gjatë gjithë vitit. Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë për mirë, por do të ketë gjithashtu momente të vështira. Përpiquni të gjeni forcë brenda vetes.
SHIGJETARI: Shigjetari është shenja e vetme që nuk do të mund të përfitojë prej energjisë kozmike të Uranit, për fatin tuaj të keq asgjë nuk do të ndryshojë. Përkundrazi do të hasni një periudhë shumë të ngarkuar deri në fund të 6-mujori të parë të vitit.
BRICJAPI: Në përgjithësi mendojmë, në fakt është më se e vërtetë, se Bricjapi e ka mendjen vetëm tek puna dhe jo të dëfrehet. Epo, ky është çasti i duhur për të hedhur poshtë këtë mit. Përveç se do të jeni më të qetë, Urani ju sfidon për të nxjerrë në pah anën tuaj më argëtuese.
UJORI: Urani do të ndryshojë tek Ujorët lidhjen që kanë me miqtë dhe familjen. Ndoshta është momenti të hiqni dorë nga pavarësia që admironi aq shumë, dhe të zbuloni kënaqësinë e të qenit bashkë me njerëzit të cilët vërtetë i keni për zemër.
PESHQIT: Ndryshimet për Peshqit kanë nisur që me tërheqjen e Mërkurit, por Urani do të jetë planeti që do i çojë deri në fund ato. Është momenti për të reflektuar dhe punuar më pak, dhe të shijoni gjërat e vogla që nënvlerësoni çdo ditë./BURIMI ‘’ASTROLOGY.COM’’