Lajme

Bëhuni gati për ditët më të acarta të vitit, kur termometri do të shënojë -16 gradë

By vizional

February 11, 2021

Ditët më të ftohta të vitit pritet të vijnë këtë javë dhe javën e ardhme, teksa pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të përjetojë temperatura të acarta.

 

Lajmin e konfirmon metereologu Hakil Osmani, i cili është shprehur se që prej ditës së premte dhe në vazhdim do të ketë rënie të madhe të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat vijnë nga veriu i kontinentit. Kjo situatë metereologjike pritet të vazhdojë deri në fundjavën e ardhshme, sipas Osmanit.

 

“Pritet që duke filluar nga dita e premte dhe fundjava të kemi një rënie të vlerave termike si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit europian. Pritet të kemi temperatura edhe me -15 apo -16 gradë Celcius, këto në zonat malore të territorit shqiptar. Por jo vetëm vlerat minimale do të jenë negative, pritet që edhe vlerat maksimale të kenë një ulje të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative.

 

Këto temperatura që do të përjetojmë gjatë kësaj jave do të jenë më të ulëtat, pasi pritet që temperaturat të ulen deri në minus 16 gradë Celcius në zonat malore të banuara, ndërsa në zonat e thella, këto vlera termike do të jenë edhe më të ulëta. Kështu që kjo javë do të jetë java më e ftohtë e dimrit për 2021-n”- ka thënë metereologu.