Bëhuni gati për borë! Meterologu zbulon si do të jetë moti në...

Bëhuni gati për borë! Meterologu zbulon si do të jetë moti në natën e ndërrimit të Viteve, dita e parë e 2021-shit…

353
0

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje skype me Fax News, ka zbuluar sesi do të jetë moti në këto ditë të fundit të 2020-tës, por edhe në javën e parë të Janarit. Sipas Osmanit, deri në mesditën e datës 31, moti do të jetë i paqendrueshëm, për ti lënë vendin kthjellimeve pjesën e dytë të ditës së enjte, si dhe në datën 1 Janar.

 

Dita e parë e 2021-shit, pritet që të jetë me mot të qendrueshëm, por me temperatura më të ulëta, ndërkohë që nga fundjava do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut. Ndërkohë dimri i vërtetë sipas Osmanit do të fillojë në javën e dytë të Janarit, ku temperaturat do të zbresin në -3 gradë. Sa i takon reshjeve të borës ato do të jenë të pranishme vetëm në zonat malore.

 

“Dita e sotme ka sjellë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Pothuajse deri në datën 31 do të jemi me mot të paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e borës në zonat malore. Në datën 31 do të ketë reshje të pakta shiu në orët e paradites, ndërsa pasdite do të kemi një përmirësim të lehtë të kushteve të motit. Vlerat do të luhaten nga minus 2 në 14 gradë celsius.

 

Pas datës 31 do të kemi një freskim të motit. Kosova mbetet deri në ditën e mërkurë dhe të enjte në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, dhe të borës, maksimumi i temperaturave shkon deri në 11 gradë celsius.

 

1 Janari do të sjellë mot të qendrueshëm, me një rënie të lehtë të temperaturave, që luhate nga minus 3 në 12 gradë celsius. Fundjava do të sjellë sërish vranësira, që mund të gjenerojnë dhe reshje të pakta shiu. Dimri i vërtetë pritet që të vijë pas javës së parë të muajit Janar, do të ketë ditë të ftohta, tipike dimri, që do të ndërpriten nga episode dy tre ditëshe, që do të sjellin ulje temperaturash dhe reshje shiu të pakta”, tha Osmani.