Lajme

Bebe Rexha reagon mbi komentet rreth peshës së saj: Jam në epokën e shëndoshjes, edhe çfarë pastaj?

By vizional

June 03, 2023

Ndonëse ka treguar se po lufton me shtimin në peshë pasi u diagnostikua me sindromën e vezoreve policistike, komentet negative ndaj këngëtares shqiptare Bebe Rexha nuk po ndalen.

E komentuar prej kohësh për peshën e saj, Bebe Rexha duket se nuk po gjen ‘shpëtim’ nga komentet kritike të fansave de ndjekësve të saj.

Së fundmi ajo i është drejtuar 10.7 milionë ndjekësve në instagramin e saj , me një mesazh sensibilizues rreth trupave, të çfarëdo lloj përmase qofshin ata.

 

33-vjeçarja me origjinë shqiptare pozoi me bluzen e ngritur, teksa tregon barkun e saj.

 

Bashkë me foton, Bebe ka vendosur mbishkrimin : “Po jam në epokën time të shëndoshjes, edhe çfarë?”

 

Duke u dhënë kështu një përgjigje të gjitha komenteve negative dhe mbi të gjitha një suport për të gjithë personat që vuajnë ë nga komplekset për pamjen e jashtme, peshën dhe formave trupore.

 

Këngëtarja e njohur së fundmi është përballuar vazhdimisht me luhatje në peshë, e për komentet e vazhdueshme rreth kësaj teme ajo ehte shprehur më herët se është normale të jetë në sytë e publikut dhe komente rreth peshës për sa kohë nuk janë ofenduese janë të justifikuara.

 

Po ashtu këngëtarja u shpreh se askush nuk e di se në çfarë telashesh mund të ndodhet gjithsecili nga ne, gjë që mund të ndikojë në peshën dhe format e trupit.