Bebe prezanton dashurinë e jetës (Foto)

Bebe prezanton dashurinë e jetës (Foto)

341
0

Pushimet kanë filluar edhe për këngëtaren e njohur Bebe Rexha. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory. Bebe është njëra ndër këngëtaret shqiptare më të njohura e cila suksesin e saj e ka arritur në arenën ndërkombëtare. Në krahasim me yjet e tjera të estradës, Bebe deri më tani nuk është përfolur për jetën e saj private. Në këtë aspekt ajo ka qenë më e rezervuar. Por së fundmi në këtë fotografi nga pushimet, Bebe prezanton dashurinë e jetës së saj. Nuk bëhet fjalë për ndonjë mashkull. Bëhet fjalë për nënën e saj. “Dashuria e jetës sime”, kishte lënë mbishkrim Bebe në këtë fotografi e cila reflekton shumë dashuri mes nënës dhe të bijës.