Baton Haxhiu: Kosova do të gjendet në ditët e saj më të...

Baton Haxhiu: Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta

526
0

Gazetari Baton Haxhiu u shpreh në emisionin “Opinion”, se Kosova do të gjendet në ditët e saj më të errëta. Duke e cilësuar aktakuzën e  Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit si një konspiracion politik, Haxhiu tha se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump.

Ky është konspiracion politik ekskluziv, kundër Shtëpisë së Bardhë, kundër paqes dhe kundër asaj që duhej të ndodhte.  Shikoni  fjalinë e fundit: “Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së”.

 

Gjykata është vendore, e bërë nga parlamenti i Kosovës dhe njoftimi thotë se zoti Thaçi e Veseli kanë vënë interesat vetjake, mbi sundimin viktimat e krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe popullit të Kosovës.

 

Dmth këta i shpall armik. Një gjykatë që është vendore nuk guxon të bëjë kësi gabimesh. Prokurori është i Kosovës nuk është ndërkombëtar.

 

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli etj., janë personalisht përgjegjës për 100 vrasje. Pse nuk janë 200? Pse nuk janë 150? Nëse bën aktakuzë është logjike që vrasjet duhet të konfirmohen. Nuk mundesh më thënë 100 vrasje. Ky është njoftim për shtyp, prandaj është konspiracion.

 

Në momentin kur thuhet kjo, është bërë për të prishur takimin. Esenca është se Kosova do të gjindet në ditët e saj më të errëta pas kësaj që ka ndodh. Se këtu hyn përplasja evropiane dhe e administratës Trump (nuk po them amerikane), deri në eshtra. Më keq se kaq nuk mund të bëhet.