Basketbollistja e famshme shqiptare emërohet administratore e re e Njësisë 10 në...

Basketbollistja e famshme shqiptare emërohet administratore e re e Njësisë 10 në Tiranë

366
0

 

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar administratoren e re të Njësisë numër 10 në kryeqytet.

Ajo është basketbollistja e famshme Karolina Kostallari, e cila do të zëvendësojë, duke filluar nga sot, Arjan Hamitin. Ky i fundit ka mbajtur postin e administratorit të Njësisë numër 10 në kryeqytet, ndërsa tani do të ushtrojë një detyrë të re në Bashkinë e Tiranës.

“Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti tek Karolina Kostallari – basketbollistja e famshme e dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në @BashkiaTiranë!

Suksese të dyve në sfidat e reja! “, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.