Aktualitet

Bashkia Tiranë kosto të madhe për spitalin veterinar në Kombinat, puna nuk vazhdon

By vizional

May 16, 2017

Vrasja e qenve pa pronar, dëshmi, fakte, foto dhe video

Nga Sabina Veizaj

Janë  33 punonjës që  paguhen në  spitalin veterinar të  Kombinatit, me financim të  Bashkisë Tiranë, por që  kjo strukturë  aktualisht e ka ndërprerë  punën për të cilën u krijua.  Burime konfidenciale na kanë informuar se ka kohë  që  spitali veterinar në  zonën e Kombinatit nuk po kryen më sterilizime të qenve pa pronar që  habitatin e tyre e kanë në rrugët dhe lagjjet e Tiranës. Në  fakt, dera e spitalit qëndron prej kohë sh e mbyllur dhe është  e pamundur të  depërtosh për të  hyrë  brenda. Vullnetarët animalistë  shprehen se ajo ndërtesë  është  kthyer si një  burg i sigurisë së lartë .

Por sa  është  kostoja mujore e mbajtjes më  këmbë  të  kësaj strukture?

Kemi mësuar se pagesa e qirasë varion mes 1000 dhe 3000 euro në  muaj, ndërsa punonjësit paguhen nga 30,000 lekë  në  muaj paga më  e ulët. Pa llogaritur shpenzime të  tjera si ujë , drita, taksa e tatime, po të  llogarisim vetëm qira godine dhe paga punonjë sish me vlerën minimale,  kjo strukturë  kushton 1,130,000 lekë në  muaj. 1000 euro qira mujore x 140 lek kursi i këmbimit valuator = 140 000 lekë në muaj 33 punonjë s x 30’000 lekë  paga mujore e një  punonjë si = 990 000 lekë 140 000+ 990 000 = 1 130 000 lek në  muaj. Por realisht, sa është  kostoja e shërbimit veterinar të një qeni? Nga kontakti që  kemi patur me veteriner të  ndryshë m, kemi kuptuar që  ata kanë  tarifa preferenciale për qentë  që  banojnë  në  rrugë  e janë  pa pronar. Sipas doktor veteriner Admir Gracit, sterilizimi, matrikullimi, vaksinimi i një  qeni që  qëndron  në  rrugë  ë shtë  4500 lekë . Klinikat veterinare në  Tiranë  ofrojnë  shërbimin e sterilizimit të  qenve që  qëndrojnë  në  rrugë  me 20% – 70% më  lirë  se çmimi real.

Në  këtë  mënyrë  me 1 130 000 lekë  që  shpenzon  bashkia për godinën e strukturës veterinare dhe pagesën e punonjësve, do të  sterilizoheshin në  muaj 252 qen në  muaj.  Por, sipas burimeve tona konfidenciale spitali veterinar që  administrohet nga bashkia nuk po e vazhdon procesin e sterilizimit të  qenve që  habitatin e tyre e kanë  në  rrugë . Sipas këtyre burimeve e njëkohësisht vullnetarëve të  interesuar, bashkia i merr qentë  nga rruga, një  pjesë  i vret dhe një  pjese iu ndërron destinacionin në  zona të  largëta ku nuk kanë  mundësi të  ushqehen.

Investigimi i vullnetarëve

Disa vullnetarë  animalistë  të  Tiranës që  prej muajit janar të  këtij viti kanë  nisur një  investigim për të  mësuar se çfarë  po ndodh me qentë  që  nuk gjejnë  më , për të  cilët kanë  vite që  kujdesen në  zonën ku banojnë .

Viola Kusi është  një  prej kë tyre animalisteve e cila ka nisur e para investigimin dhe ka arritur të  sigurojë  videon në  të  cilën tregohen pamjet makabre të  qenve të vrarë  dhe të  hedhur në  plehra në  landfillin e Sharrës.

 “Kam shumë vite që  kujdesem për kafshët. Kam 4 qenë  në  shtëpi dhe 9 të  tjerë  rreth pallatit. Të gjithë të vaksinuar e sterilizuar. Ditën kur u bë  panairi i kafshëve na lajmë ruan se kishin marrë  një  qen për të  cilin kujdesesha. E kishin kapur me pushkë  dhe i kishin bërë  gjilpërë . Ai shkonte çdo mengjes dhe priste tim shoq dhe shumë  i lumtur bënin ecjen e përditshme. Burri mori në  telefon një  shok dhe mësoi që  qentë  e zonës së  liqenit i kanë  kapur dhe ashtu të  trullosur i kanë  lëvizur habitatin tek kthesa e Pezës. Shkuam për 4 ditë  me rradhë . Ditë  më  vonë  një  vullnetare duke investiguar ishte për ballur me një  rom të  bashkisë  që  mbledh plehrat, e ai i tha se qentë  i keni te landifilli i Sharrës. Shkuam menjëherë  aty. Atje hasëm me shumë  romë  që  punonin. Na sqaruan që  qenë  të  gjallë  këtu nuk keni, por të  ngordhur apo të  vrarë  me qindra. I pyetëm dhe na thanë  që  bashkia i vret natën . Ka urdhër me spastru lagjet e Tiranës. Sa herë  ka aksion këtu, vijnë  natën e ditën i hedhin dhe disa prej tyre mundohen të  ngrihen se nuk kanë  ngordhur por janë  të  trullosur dhe i futet skavatori i bën përshesh”- shprehet Viola Kusi.

Afërdita Kurti është  një  animaliste dhe vullnetare nga Durrësi. Ajo ka jetuar në  Gjermani për shumë  vite dhe po përpiqet të  transmetojë  kulturën kafshëdashëse dhe për kujdesjen ndaj qenve endacakë . “Për mua dhe familjen time kalvari i vuajtjeve për mbrojtjen e këtyre krijesave filloi kur vajza ime solli në shtëpi një  bub të  vogël në  gjendje shumë  të  rëndë . Rastet  që  ne ndihmojmë  janë  pa fund. Falë  papërgjegjshmërisë  së  bashkive për të  marrë  në  dorë  situatën për ti vaksinuar dhe sterilizuar, numri është  shumë  i madh dhe për fat të  keq aksidentet semundjet dhe halli i madh ku të  çojmë  këlyshat që  hidhen me kuti kartoni na bën të  jemi të  pashpresë  për zgjidhjen e situatës. Perveç punës heroike të  shoqatave, ka dhe shumë  vullnetarë  të  tjerë  si puna ime. Ne bashpunojme me njëri- tjetrin. Kemi mbushur plot shtepitë vetëm t’i heqim nga rruga. Mundohemi të  gjejmë  adoptues brenda dhe jashtë  Shqipërisë .” – thotë  Afërdita. Sipas saj, të  gjitha këto u kanë  kushtuar shumë  kohë  mund, para dhe gjendje të  shprishur emocionale. “Vullnetarët dhe banorët po denoncojnë  çdo ditë  se po bashkia Tiranë  po bën spastrim.

Ndërkohë  një  animalist tjetër që  dëshiron të  mbetet anonim pohon se ka informacione që  janë  vrarë  1000 qen në  landfillin e Elbasanit. Sipas tij bashkia ka paguar 5000 euro për zhdukjen e qenve.

 

Reagimi i shoqatave në  mbrojtje të  kafshëve

Liljana Breshani, drejtuese e “Protect me Albania” Vlore

Shoqata “Animal Rescue Albania” në  pamundësi për të  gjetur një  zgjidhje në  tavolinë  me bashkinë  Tiranë ,  ka lajmëruar protestë  përpara bashkisë  ditën e shtunë  20 maj në  orë n 10:30. Liljana Breshani, drejtuese e organizatës së  mbrojtjes së  kafshëve në  Vlorë  “Protect me Albania” shprehet se midis shoqatave dhe grupimeve animaliste ka bashkëpunim dhe ndërveprim deri diku ( edhe pse ka debate dhe mospërputhje mendimesh, për shkak të  mungesës së  eksperiencave, temperamenteve dhe kulturës së  ndryshme që  individët animalistë  mbartin). “Jam e tmerruar dhe e shkuar prej  akteve barbare që  kanë ndodhur në Tiranë , Sarandë , Durrës. Po ndodh edhe një  akt tjetë r i shëmtuar: largimi i qenve nga Tirana dhe zhvendosja e tyre në Vlorë . Pra, strategjia e shtetit shqiptar për të  patur nën kontroll endacakët dhe për t’i trajtuar në mënyrë humane nuk ekziston.”-  thotë  Breshani.

Liljana Breshani, drejtuese e “Protect me Albania” Vlore

Oli Pero, një  nga themelueset e organizatë s “Animals need me” Shkodër, prej pak muajsh në  Kanada ka ndjekur me shumë  shqetësim situatën në  lidhje me qentë  endacakë . “Që prej videos së kufomave të qenve në Sharrë, helmimeve në Sarandë dhe çdo qytet sapo fillon sezoni turistik, jam shumë e lënduar. Nuk e kuptoj këtë mizori karshi këtyre krijesave kaq besnike! Kam vendosur të jem vullnetare në mbrojtje të kafshëve të rrugës në Shkodër, 5 vite më parë. Asokohe prisja një fëmijë dhe shpëtimet e para të qenve të sëmurë, i kam bërë shtatzënë. Kurrë nuk pata frikë prej tyre, as nga kafshimet, as nga sëmundjet, përkundrazi. Sa më keq të ishte rasti aq më shumë motivohesha ta shëroja e të kujdesesha për të. Djali im është rritur mes 22 maceve dhe qenve njëherësh në shtëpinë tonë, pa u sëmurë. E kemi nisur me një faqe facebook dhe sot kemi filluar fushatën e 8-të të sterilizimeve masive. Shfaqemi të paktën njiherë në muaj në Tv lokale dhe sensibilizojmë dy herë në vit nëpër shkolla e universitete. Kemi një strehë me 60 qen, shumica të marrë në gjendje të dëshpëruar shëndetësore. Çdo vit u gjejmë familje të paktën 150 endacakëve. Asgjë nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi lobuar fort në Bashki për projektin e parë të KSVL, kemi patur shumë probleme rrugës po kurrë nuk jemi dorëzuar, sepse po ndalove një ditë, kostoja oportune është tepër e madhe. Nuk zgjidhet kurrsesi problemi i qenve endacakë me zhvendosje e as me vrasje. Zgjidhje është sterilizimi masiv për 10 vite me radhë në rastin e Tiranës. Strehimi i 15.000 qenve është jo real për situatën e sotme.”- shpjegon Oli. Sipas saj, Bashkia, organizmat kafshëdashëse dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë ngushtë për këtë. Krahas kësaj,  shton ajo, duhen sensibilizuar njerëzit për bashkëjetesën me kafshët sepse nuk jemi specia e vetme në botë. “Në Montréal, ku banoj prej 3 muajsh, në çdo stacion metrò-je shfaqen mesazhe dashurie dhe kujdesi ndaj kafshëve dhe se sa e mrekullueshme është lidhja me ta.”- tregon Oli.

Oli Pero, animaliste “Animals need me” Shkoder. Fotoja: Valbona Quku

Vetërinerët kundër bashkisë

Kristaq Bërxholi, veteriner, profesor në  Universitetin Bujqësor të  Tiranë s shprehet se ë shtë  kundë r veprimeve të  bashkisë së Tiranë s dhe çdo bashkie tjetër që  vret qentë  endacakë  apo iu ndë rron habitatin.“Unë  e kam ngritur zërin që  qentë  të  grumbullohen, të  mirë mbahen, të  trajtohen dhe të  sterilizohen atje, por shoqatat dhe Bashkia bashkë , mu sulen mua, se kërkova trajtim të  kulturuar. Ndë rkohë  që  Bashkia bashkë  me shoqatat i sterilizojnë , i hedhin në  rrugë  dhe mandej i vrasin.” – thotë  professor Bë rxholi.

Sipas veteriner kirurg Admir Gracit këto veprime janë  akte barbare. “E para është  sjellje jo humane të  vrasësh. Edhe eutanazia që  aplikohet tek kafshët ka kritere dhe rregulla. E dyta, zotërinjtë  e bashkisë  duhet të  dinë  se edhe nëse i zhvendosin habitatin qenëve, ato zona do të  popullohen nga qen të  rinj që  

kërkojnë  të  ushqehen. Dhe në se nuk popullohen, problemi që  krijohet ë shtë  më  i madh sepse ajo zonë  do të  bëhet pre e minjve dhe zvarranikë ve” – thotë  doktor Graci. Ai ndan me ne eksperiencë n në  Selanik të  Greqisë . Doktor Graci shpjegon se bashkia e Selanikut kishte një  mjedis pë r sterilizimin e qenve endacakë . “Kishte një  bashkë punim të  ngushtë  me vullnetarë t. Ishte në  dispozicion një  numë r telefoni dhe furgoni i bashkisë  që  shkonte në  çdo moment kur lajmë ronin vullnetarë t. Gjithashtu ekzistonte një  grafik pë r çdo lagjje dhe rrugë  në  lidhje me strilizimin dhe vaksinimin e qenve. Pas rehabilitimit, ata dë rgoheshin në  habitatin e tyre” – tregon doktor Graci. Ai shpjegon gjithashtu se organizoheshin edhe vizita nga nxë nësit e shkollave të  cilët kontribuonin me ushqime apo të  holla.

Luiza Hyka, veterinere që  zhvillon aktivitetin në  qytetin e Fierit dhe Elbasanit rrëfen se në  bashkia e Fierit ë shtë  treguar pozitive ndaj qenve endacakë . “ Në  Elbasan, Sarandë , Tiranë  situata e vrasjes dhe helmimeve të  qenve endacakë  

është  alarmante. Pothuajse çdo muaj kam pasur në  klinikë  nga Saranda qenë  e mace rruge të  sjellë  nga vullnetarë t. Unë  vetë , pë rveç qenve që  kam në  shtë pi, kujdesem pë r qentë  endacakë . Në  Fier gjen 10 pë r çdo kosh plehrash”- shpjegon doktoreshë  Luiza Hyka.

Reagimi i Bashkisë  Tiranë

Blendi Gonxhe drejtues i Agjencisë  së  Parqeve dhe Rekreacionit,  ka lënë të nënkuptojë veprimin e bashkisë  për spastrimin e Tiranës nga qentë  endacakë . Ai është  shprehur përmes një  letre elektronike në  përgjigjje të  shoqatave në  mbrojtje të  kafshëve dhe vullnetarë ve pak ditë  më  parë  pas publikimit të  videos që  u xhirua në  lanfillin e Sharrës.

“Këshilla ime si Drejtues i APR që  administron ndë r të  tjera edhe Parkun e Madh është  që  kush ka kaq vullnet, kohë , dashuri, mundë si, sa ju e sa tërë  ata që  po shkruajnë  copy paste, t’i adoptojë  e ti marrë  qentë  (sidomos ata endacakë ) pranë  shtëpisë , ti strehojë  e ofrojë  një  familje, një  hapësirë  private! Kjo është  sfida e sotme. Do ta vlerësonim shumë  këtë  akt! Absolutisht të  parët për nga rëndësia janë  njerëzit, siguria, pastërtia dhe higjena për njerezit. Ka ende shumë  punë  që  ky prioritet të  quhet i zgjidhur. Duhet mirëkuptim e sa më  pak ekzagjerim/teprim me çdo gjë dytësore.”- shkruan në  letër drejtuesi i APR Blendi Gonxhe. Por siç shihet, gjithë  ç’po ndodhë  me qentë  endacakë  bie  në  kundërshtim të  plotë  me atë që kryetari aktual i Bashkisë  Tiranë , Erion Veliaj deklaroi perpara se të  merrte postin e kryebashkiakut të  metropolit. Ai premtoi se nuk do t’u bënte trajtim prej shtaze qenve endacakë , por do ti trajtonte ata me dinjitet.

Jetimja që  kujdeset për qentë  endacakë  në  Sarandë

Lindita Bushati duke u perpjekur te shpetoje qenin e helmuar nga bashkia Sarande

Ajo kujton kur e thërrisnin kulish dhe përpara syve i del gjithë  historia e jetës së  vetë  dhe i rrjedhin lotë .

Ajo është  një  grua e vogël, por e madhe. Edhe pse nuk e ka provuar dashurinë  e familjes, pasi ka jetuar befotrofeve të  Shqipë risë , Lindita Bushati është  kthyer në  një  nënë  sakrifikuese për të  gjithë  katraputroshët e Sarandës.

Tashmë  ajo numëron 55 vite mbi shpinë , të  rënda sa më  s’ka. Lindita banon në  një  dhomë  pak metra katorë  dhe ushqehet me pension invaliditeti. Por kjo nuk e pengon të  kujdeset për kafshët në  nevojë  të  qytetit të  Sarandës. Të  gjithë  kafshëdashësit e Shqipërisë  e kanë  dëgjuar jehonën e emrit të  saj.

“Në  Shtëpinë  e Fëmijës edukatoret, drejtori më  kërkonin kudo se mendonin që  unë  kisha humbur dhe kjo ndodhte shpesh. Më  gjenin në  gjumë  në  kasollen e qenit. Një  ditë  flija tek kasollja e Xhufit, një  ditë  në  kasollen e Çapit dhe ditën tjetër në  kasollen e Sherrit”  – tregon Lindita. Ajo rrëfen se rrugëtimi i saj vazhdoi gjatë  për kujdesin ndaj kafshëve dhe pse në  atë  kohë  kishte pak qenë  endacakë ,  të  paktën kështu e dinte ajo. “Sepse një  ditë  prej ditësh mësova në  atë  kohë  që  i vrisnin me armë  dhe kjo ndodhi tek qeni ynë  Sherri.” – thotë  Lindita.

Lindita Bushati

Sipas saj qentë  endacakë  janë  vrarë  gjithmonë . “E para në  vitin 1998 qeveria urdhë ron vrasjen e qenve që  për mua ishte një  tmerr i vërtetë .  Çaste të  tmershme që  kam parë  nuk mund ta imagjinoni. Vrasjet vazhduan dhe tre vjetë  më  vonë . Më  pas nisën helmimin. Ajo kujton me lotë  në  sy emrat e fytyrat e të  gjithë  qenve për të  cilët është  kujdesur dhe të  pamëshirshmit ia kanë  helmuar. Një ri prej tyre është   Xhina, për të  cilën kujdeseshin edhe fëmijët e Shtëpisë  së  Fëmijës, e helmuar 2007-2008.

Por Lindita shprehet e shqetësuar se Saranda është  bashkia e vetme në  Shqipëri që  kurrë  nuk ka hartuar një  plan a projekt për trajtimin e qenve endacakë , por gjithmonë  i ka vrarë  dhe helmuar. Sipas saj, ky fenomen theksohet sidomos në  prag të  sezonit turistik. “Përveçse çnjerëzore, është  shumë  turp ndaj turistëve. Ata i duan kafshët dhe kujdesen për ta kur vijnë  këtu”- tregon Lindita.

Pak ditë  më  parë  në  qytetin e Sarandës u gjet n 14 qenë  endacakë  të  helmuar e të  mbytur në  rrugë .

“Qentë  i zbuluam duke i parë  në  gjendje të  mjerë  pranë  koshave të  plehrave dhe në  mes të  rrugës. I helmuan punonjësit e bashkisë  ashtu sikurse ka ndodhur çdo vit. Asnjë  qen nuk ishte i sëmurë . Pjesën më  të  madhe e kishim sterilizuar ne animalistët me lekët tona. I helmuan me argumentin sepse shqetësojnë  kalimtarët dhe turistt. Por turistët i duan dhe i ushqejnë .” – rrëfen Lindita. Ajo tregon se skena ka qenë  shumë  e dhimbshme. Sipas saj, pasi i kishin helmuar qentë  ndaj të  gdhiri, i kishin lidhur me tela dhe i zvarisnin rrugëve. Ata ishin qenë  që  Lindita dhe kafshëdashës të  tjerë  në  qytet kujdeseshin prej më  shumë  se gjashtë  vjetësh. “ Kanë  qenë  mbi 20 qenë  e tanimë  kanë  ngelur veç dy”.

Lindita kërkon që  bashkia e Sarandës të  ndalë  vrasjen dhe helmimin e qenve e të  ulet me kafshëdashësit për të  bërë  një  plan për trajtimin e tyre me dinjitet.

Odissea dhe Argo

Besnikëria  e qenve nuk është  krijim i kohëve moderrne. As dashuria për kafshët nuk është  një  modë . Mitologjia, veçanërisht ajo greke e ka dhënë  mjaft të  qartë  natyrën besnike të  qenit tek Odisea. I edukuar si qen gjuetie nga  heroi përpara se të  nisej për në  Trojë , në  poemë n e Omerit shfaqet një  hap nga Itaka, në  pjesën e tretë  dhe të  fundit: tashmë  i plakur, i lëshuar «mbi grumbuj plehu në  hyrje», i torturuar nga rriqnat; padyshim, e njeh menjë herë  të  zotin Odisenë   të  veshur si lypës pasi e kishte pritur për vite me radhë , lëviz bishtin, ul veshët, pasi nuk kishte fuqi ti afrohej. Argo vdes pasi pa për herë  të  fundit pas 20 vitesh të  Zotin, Odisenë . Odisea u pa të  fshinte fshehurazi lotët. Sipas mitit është  një  perëndeshë , Ker, Bijë  e Natës, që  i mbyll sytë  Argos.

Liljana Breshani, drejtuese e “Protect me Albania” Vlore
Liljana Breshani, drejtuese e “Protect me Albania” Vlore
Lindita Bushati, animaliste Sarande
Oli Pero, foto nga Valbona Quku
Lindita Bushati ne perpjekje per te shpetuar qenin e helmuar nga bashkia Sarande
Shelter, “Protect me Albania|” Vlore