Bashkëshortja tregon takimin e parë me Elvis Naçin: Ishte djali i parë…

Bashkëshortja tregon takimin e parë me Elvis Naçin: Ishte djali i parë…

535
0

Ndoshta askush nuk e dinte, por imami Elvis Naçi dhe bashkëshortja e tij, Fatma po bëjnë 17 vite së bashku.

Pasditen e sotme, kjo e fundit ka rrëfyer për të gjithë publikun takimin e parë të tyre.

Fatma gjithashtu tregoi se ata kishin folur për një libër dhe ajo nuk e priste që takimi i parë mes tyre të bëhej aq serioz.

‘Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i shpjegova situatën, më dha leje dhe kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste’, u shpreh Fatma.

Kujtojmë që nga martesa e tyre, çifti kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

elvis-naci.jpg