Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kosova hapi një faqe të...

Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kosova hapi një faqe të re

340
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar fituesin e zgjedhjeve të Kosovës Albin Kurtin, por edhe kandidaten nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Me një status në “Facebook”, kryedemokrati Basha tha se “populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesëmarrjen civile dhe masive në zgjedhje”, ndërkohë shtoi se Policia e Kosovës tregoi dje një profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre personave që cënuan sekretin e votës së lirë.

Postimi i Bashës:

“Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj si shtet demokratik. Populli i Kosovës votoi për ndryshim duke mandatuar opozitën për të udhëhequr në rrugën e transformimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik. Urimet më të përzemërta LVV dhe LDK, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren. Përgëzime udhëheqësve të forcave të tjera politike garuese në këto zgjedhje që me qëndrimet e tyre europiane japin garanci për ecjen përpara të Kosovës. Dje populli i Kosovës dha një shembull frymëzues me pjesmarrjen civile dhe masive në zgjedhje, Policia e Kosovës tregoi profesionalizëm të lartë në ndalimin e menjëhershëm të atyre që cënuan sekretin e votës së lirë duke e fotografuar atë. Kosova i dëshmoi botës se është një demokraci funksionuese dhe se meriton sa më parë vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndëkombëtare. Urime Kosovë!”-shkruan ai