Aktualitet

Basha u ofron strehim banorëve: Jeta mbi të gjitha. Në Thumanë s’duhet të lejoheshin njerëzit në ato banesa që para një viti

By vizional

November 29, 2019

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës, ku sëbashku me kryebashkiakun, Isa Sakja kanë parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti në banesat e këtij qyteti.

Qytetarët janë ankuar se askush nuk ka shkuar t’i shikojë banesat e dëmtuara nga termeti, ndërkohë që ata shprehen se kanë frikë të rikthehen në shtëpi për shkak se kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Kanë katër ditë që nuk vjen njeri ti shohë banesat, kurse sot 5 minuta para se të vinit ju, erdhën dhe i vendosen shiritat pallateve. Kemi katër ditë që flemë nëpër makina. Nuk po na japin një përgjigje që këtu do jetohet apo jo!”, tha një qytetar.

Ndërkohë që një tjetër banor i Kavajës u shpreh se: “Themelet këtu te ne kanë plasur, nuk hyhet brenda në shtëpi. Erdhën disa ekspert nga Kosova, por nuk na dhanë përgjigje nëse mund të rrimë apo jo. Ne po flemë nëpër makina, kalamaj i kemi nëpër makina”.

Kryetari i opozitës ka thënë se qytetarët e Kavajës mund të strehohen në Elbasan deri sa të verifikohen banesat e tyre. Ai tha se në Thumanë duhet të ishte bërë e njëjta gjë që para një viti.

E rëndësishme është mos me u fut brenda pa e vërtetuar, futesh apo nuk futesh dot.. Jeta është e para”, tha Basha, i cili shtoi se: “Unë do e ngre si problem. Unë sapo erdha nga Elbasani, miqtë tanë andej kanë hapur 600 vende për ju në qoftë se keni nevojë. E kuptoj që keni fëmijët në shkollë, por ndoshta deri të dielën mund t’i dërgoni. Ajo që ndodhi në Thumanë po të kishin vendos dhe ta kishin bërë siç duhet, aty s’duhet të ishin fut njerëz brena qysh vjet, sepse qysh atëherë ishte dëmtuar. Jeta mbi të gjitha, mos me rreziku fare”, tha Basha.