Basha sulmon Ramën: Hajdut dhe i çmendur

Basha sulmon Ramën: Hajdut dhe i çmendur

369
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të premten, deklaroi se kryeministri Edi Rama po sulmon si i çmendur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë parat dhe pushtetin. Përmes një mesazhi në Facebook, Basha shkruan: shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. Për Bashën Rama u merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulëret si i çmendur se duan t’i marrin karriken. “Hajdut dhe i çmendur!”,- shkruan kryedemokrati. Ai thekson se kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen e 40 milionë eurove të kryeministrit Edi Rama, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Kreu i opozitës tregon se edhe sonte pati përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

 

Basha tha se Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

 

Lulzim Basha: Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi.

 

Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.

 

Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë.

 

Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulëret si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!