Mes shumë reagimeve nga figura të ndryshme politike, ka shprehur ngushëllimet për tërmetin tragjik në Turqi dhe kryedemokrati Lulzim Basha.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, ai deklaron se i dëshiron shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe thotë se lutjet do të jenë me familjet e viktimave.
Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe të plagosurve janë gjetur 1015 persona nën rrënoja.
‘Ngushëllimet e mia të thella për njerëzit e Turqisë dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe të qëndrojmë në solidaritet me njerëzit e Turqisë’, shkruan Basha.