Basha-Ramës: Nga i more këta ministra?

Basha-Ramës: Nga i more këta ministra?

436
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, në fjalën e tij është ndalur edhe tek ministrat e rinj.v Basha tha se ata janë figura të panjohura dhe që nuk kanë dhënë asnjë kontribut as për PS dhe as për vendin. Sipas tij, këta ministra janë emrëruar nga oligarkët, ndërsa Rama vetëm i ka firmosur.

Basha: Hap pas hapi keni parë si u vu në jetë ky projekt, u asgjesuan zgjedhjet, u asgjesua e drejta e votës. U asgjesua Kuvendi, sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, ata që kanë forcën e kartonave e morën përmes forcës së krimit. Ky kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm, hajdutërinë. U asgjesua Gjykata Kushtetuese, u asgjesua nga kjo sallë prokuroria, tani i erdhi radha asgjesimit të PS. Sot në pushtet ka vetëm një njeri që qeverise me oligarkët. Sot ministra në pushtet nuk janë më përfaqësues të popullit. Sot ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Ministrat janë kukullat e këtij. I njhni këta ministra, kush janë, nga vijnë, çfarë kanë bërë këta që i mori në qeveri?

 

Rama ndërhyn pa mikrofon: Po ti ca kishe bërë që të morën?!

 

Basha: Mos pëllit, ti. Kush janë, nga i mori?

 

Arroganca e një të çmenduri që pikturon veten lakuriq në Instagram.

 

Bëri sikur imitoi Ismail Qemalin, me Hasan Prishtinën, por i doli fasada.

 

Nivelin e kabinetit e ka në nivelin e Enver Hoxhës.

 

Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga kjo, faturën për ketë vazhdon e paguan populli.

 

Vendi është në emergjencë kombëtare dhe faturën për këtë të marrë e paguajnë studentët. Nuk ka lekë për të ulur tarifat dhe del një dhe thotë do tja marr koncesionit Thumanë-Kashar.