Basha – protestuesve: Jeni krenaria e frymëzimi për çdo qytetar që e...

Basha – protestuesve: Jeni krenaria e frymëzimi për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa

322
0

Rreth orës 22:30, protestuesve iu bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili falënderoi njerëzit e mbledhur pranë Teatrit Kombëtar.

“Ju jeni krenaria dhe frymëzimi për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa. Jeni që sot e tutje etaloni i ri i qëndresës së bashkimit të qytetarëve kundër së keqes”, tha Basha.

“Kjo godinë është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe tregues i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Beteja duhet dhe do të vazhdojë deri në fitoren e qytetarëve dhe vlerave europiane, të kulturës mbi antikulturën. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës dhe mbështetësit tanë të jemi nesër të gjithë këtu, sepse brenda kësaj godine do të nënshkruhet marrëveshja me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.