Basha: PD futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen këto kushte

Basha: PD futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen këto kushte

432
0

Kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar së PD që do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që është edhe një nga propozimet e tij të miratuara sot.

 

Ai tha se Këshilli Kombëtar ka sanksionuar hapat për betejën politike në vijim.

 

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.

 

“Misioni ynë është i qartë. Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim, ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta: të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenien. T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë: PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.