Basha nuk jep dorëheqje nga PD: Ta përcaktojnë demokratët sa kam gabuar

Basha nuk jep dorëheqje nga PD: Ta përcaktojnë demokratët sa kam gabuar

814
0

Pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Lulzim Basha ka deklaruar se do të ngrijë funksionet e tij si kryetar i PD-së deri në organizimin e zgjedhjeve të reja brenda partisë. “Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha. Por unë kam vendosur t’i ngrij funksionet e mia politike dhe t’ia delegoj ato dy nënkryetarëve”, tha Basha. “Kam reflektuar thellë këto tre ditë, marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Duhet një analizë mes atyre që punuan me mish e shpirt për fitoren dhe atyre që u ngritën kundër. Ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD nuk mund të flasin. Sesa kam gabuar nuk mund ta përcaktojnë atë që nuk punuan për PD dhe as unë, do e përcaktojnë demokratët”, tha kreu i PD. Ai e ka komunikuar këtë vendim përmes një deklarate për mediat nga selia blu. Basha tha se edhe në këto zgjedhje kishte blerje masive të votave, që nuk mund të parandalohej. Sipas tij ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit ishte një triumf i paligjshmërisë.