Basha në takim me pensionistët thirrje Ramës: Deri në 25 prill dhe...

Basha në takim me pensionistët thirrje Ramës: Deri në 25 prill dhe sa jetë të tjera duhet të humbim? Zgjidhe qesen për shqiptarët!

292
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me pensionistët pohoi se kjo kategori është lënë në mëshirë të fatit nga qeveria Rama në këtë situatë të vështirë, duke i dënuar me ‘vdekje’.

Lideri i opozitës teksa iu bëri thirrje të moshuarve që të kujdesen për veten, shtroi një pyetje para tyre se sa jetë do vijojnë të humbin deri në 25 prill! Mes të tjerash ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masa dhe të zbatojë 5 pikat e planit të PD-së dhe të zgjidhë qesen dhe të ndihmojë shqiptarët.

 

“Në vend që të marrin masat për të mbrojtur juve dhe moshën tuaj dhe të tjerët, gjithë ditën rri në FB, instagram dhe sulmon tërë ditën opozitën. Numri i të vdekurve po shtohet dita ditës. Nëse rritet numri i tamponëve, parandalohen dhe rastet. Kemi 6 muaj që i kërkojmë qeveris që të shtojë paratë. Ti përdorë për spitalet që janë mbushur plotë e përplot, për mjekët. Këto janë çështje akute, çdo gjë tjetër është sekondare. E vlerësoj atë që the zotëri, por nuk kam ardhur për fushatë. Deri në 25 prill dhe sa jetë të tjera duhet të humbim? Sa njerëz duhet ta paguajë me jetë? Sa njerëz duhet të vdesin, pasi taksat në vend që të transferohen tek ta, po i jepen oligarkë. Ku do trajtohen të sëmurët se spitalet plotë? Ku janë medikamentet? Po me të sëmurët e tjerë çfarë do ndodh?! Gjatë verës i dhamë një plan me 5 pika për të dalë nga kjo situatë. E kalon gjithë ditën me sulme e barsoleta, ndërkohë që njerëzit vdesin. Bëni gjithçka që të ruani shëndetin tuaj, jua them si djali juaj, sikur ia them prindërve të mi.”, tha Basha.

 

 

 

 

 

Pensionisti: Ne na ruan Zoti nga kjo sëmundje, se të jetë për Edi Ramën?! Eh. Jam vetëm fill i kat, jam mos më keq me ato 150 mijë lekë. Pensioni që kam nuk më mjafton as për ilaçet.

 

Basha: Ai merret vetëm me gjerat e veta. Ai rri tërë ditën të sulmojë kundërshtarin politik. Qeveria i ka mundësitë që të rimbursojë paketën anti-covid. Edhe për ata që harxhojnë 200 dhe për ata që harxhojnë 500 euro. Çdo familje, edhe ato me të ardhura mbi mesataren, a e ka të mundur që dhe me një të sëmurë t’i gjejë të ardhurat?! Pensionistët janë më të prekurit, më të rrezikuarit. Si ka mundësi që këta t’i lësh në mes të rrugës. Kësaj i thotë t’i dënosh me vdekje.