Basha me tone të larta nga Lushnja: Rama po i kushton Shqipërisë...

Basha me tone të larta nga Lushnja: Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish, vendimi i parë që do marr kur të vijë në qeveri është…(E PLOTË)

323
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët në Lushnje për të diskutuar mbi situatën e pandemisë së COVID-19.

 

Basha me tone të larta është shprehur se kryeministri Edi Rama edhe gjatë kohës së pandemisë mendon oligarkët dhe nuk ndihmon qytetarët.

 

Ndër të tjera Basha tha se të gjithë i kanë sytë tek ai, pasi askush nuk beson me tek Rama.

“Në vend që të investojë për familjet në nevojë të cilët në këtë periudhë janë shtuar dhe dyfishuar, i çon ke mafja e tij. Imagjino se çfare do kishte bërë nëse paratë do të shkonin tek spitalet, dhe nëse të gjitha spitalet rajonale do të kishin repartet e tyre për pacientët e prekur nga Covid-19. Këtu po flasim për jetën e njerëzve. Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohet nga llafet por nga ajo çfarë bën me taksat e shqiptarëve si i shpenzon lekët. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Vendim i parë që do të marr kur trë vi në qeveri është që shpenzimi i parave nuk do shkojnë për grupe mafjoze dhe oligarkët, por do shkojnë drejt për drejt për njerëzit. Nuk ka më askush iluzione dhe shpres se ky njeri do të ndryshojë kurs. Prandaj të gjithë i kanë sytë nga ne,” shprehet Basha ndër të tjera.