Lajme

Basha me gazetarët: Ja kur u lidh Rama me krimin

By vizional

June 13, 2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e bandat, është në bashkinë e Tiranës.

“2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin, po edhe kjo fsheh një të vërtetë që shumë kush e ka pluhurosur në harresë dhe shumë në moshë të re se kanë dëgjuar. E nisi si kryetar i Bashkisë Tiranës, të gjitha bandat gjetën mundësinë për të pastruar paratë e pista. Famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë e antitankt mes bandave.

Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politik që ditën e parë në pushtet me krimin e kriminelët. Me ta u mësua të diktonte procese, me ta erdhi në pushtet me ta dhe për ta e mban pushtetin. Mjafton të shohim vendimin e Holandës e cila duhe hedhur propagandën e ramës ka cituar në parlament arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, – tha Basha ndër të tjera.