Basha: Lëvizte me makinën e Saimir Tahirit, kapet në Itali kreu i...

Basha: Lëvizte me makinën e Saimir Tahirit, kapet në Itali kreu i bandës së drogës

404
0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se sot në Itali është kapur kreu i trafikut të drogës nga Shqipëria, i quajtur Moisi Habilaj. Sipas Bashës, ky është personi që lëvizte në makinën e ish- minsitrit Tahiri të denoncuar edhe më herët nga opozita. “Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!”, shkruan Basha.