Basha: Ja kush i dha fund marrëveshjes me Ramën

Basha: Ja kush i dha fund marrëveshjes me Ramën

354
0

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur mëngjesin e sotëm në Kuvend është shprehur se marrëveshja e 18 majit është e vdekur dhe nuk qëndron më. “Thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend. Sipas kreut të PD-së, “aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen” “Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, theksoi gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD-së, Lulzim Basha.