Basha fton LSI për koalicion opozitar dhe përgatit largimin e ministrave teknikë

Basha fton LSI për koalicion opozitar dhe përgatit largimin e ministrave teknikë

341
0

Ministrat teknikë kanë përgatitur tashmë raportet për ditët që kanë qenë në detyrë pas marrëveshjes Rama-Basha. Ndërkaq, ata kanë bërë gati edhe dorëheqjet e tyre. Këtë e ka bërë publike sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, pas takimit që ka zhvilluar me grupin e ri parlamentar të kësaj force politike dhe krerët e degëve në rrethe. Basha ka theksuar se forca politike që ai drejton është gati të bëjë opozitë të fortë, ndërsa i ka bërë edhe një ftesë LSI, duke vendosur edhe një kusht. “Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë”, tha Basha.

Deklarata e Bashës:

“Vizioni dhe vlerat tona na bashkojnë me shumicën e qytetarëve në emër të të cilëve do të bëjmë opozitë të fortë. Në qershor dhe korrik 20 mijë shqiptarë janë larguar duke kërkuar azil në vendet perëndimore, çka tregon se në qeverisjen e Ramës nuk jetohet. Ne do të denoncojmë të gjitha rastet që vështirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend, dhe jo pazar-opozitë. Ministrat kanë bërë gati dorëheqjet e tyre”/