Basha dhe Selami sherr për Xhorxh Sorosin

Basha dhe Selami sherr për Xhorxh Sorosin

322
0

Një pyetje nga një demokrat se kush nga të dy ka mbështetjen e Xhorxh Sorosit, ka përplasur në të parën përballje publike në garën për kreun e PD, Lulzim Bashën dhe Eduard Selamin. Në një takim me dyer të mbyllur në Korçë pa kurrfarë transparence dhe ku mediat nuk janë lejuar te filmojnë përballjen mes 2 kandidateve, një burim i ka treguar Tv Klan se të dy si Selami dhe Basha e kanë mohuar të kenë mbështetjen e miliarderit Xhorxh Soros. Selami mësohet të ketë thënë se nuk ka qenë asnjëherë njeriu i Sorosit, pasi është republikan në bindje ndërsa ka pohuar se bashkëshortja tij është prej disa kohësh drejtuese e Bordit të Fondacionit në Tiranë që mbështetet nga Soros. Selami ka deklaruar se Xhorxh Sorosin e kishte takuar vetëm njëherë dhe atëherë me kërkesë të Lulzim Bashës, i cili sipas tij ka studiuar ne Holandë me bursë të siguruar nga Soros. Basha e ka hedhur poshtë si te pavërtete këtë deklaratë të Selamit, por ky i fundit e ka sfiduar se në rast se ky fakt nuk është i vërtetë atëherë ishte i gatshëm të dorëhiqej nga gara, por nëse ai e provonte të kundërtën atëherë duhet te ishte Lulzim Basha qe duhej të tërhiqej nga kandidimi. Pas kësaj deklarate të Selamit kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike ka zgjedhur të heshtë duke mos bërë asnjë koment, raporton Tv Klan.