Basha apo Selami, demokratët zgjedhin sot kryetarin

Basha apo Selami, demokratët zgjedhin sot kryetarin

372
0

 

Ka nisur sot procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike në 73 degë në të gjithë vendin. Në një njoftim për mediat, Partia Demokratike thekson se Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ben te ditur se ka përfunduar procesi i shpërndarjes dhe marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore në 73 komisionet e ngritura në gjithë vendin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Materialet zgjedhore janë marrë në dorëzim nga përfaqesuesit e kandidatëve dhe drejtuesve të komisioneve. “Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 dhe mbyllet në orën 19.00”, thuhet në njoftim. Në garë për kreun e ri të selisë blu është Lulzim Basha dhe Eduart Selami.