Bariu që ktheu stanin në bujtinë në Grykë të Selckës/FOTO

Bariu që ktheu stanin në bujtinë në Grykë të Selckës/FOTO

1112
0

Shpëtim Beqi njihej në zonën  Libohovës si një bari I urtë që mbarështonte jo pak, por një opeme 200 krerë dhi dhe një park të madh me bletë. Tani ai është kthyer dhe në investitor. Pikërisht në atë që njihet si Gryka e Selckës Beqi ka hapur një bujtinë në vend të stanit të dikurshëm. Gjithkush mund të shijojë aty jo vetëm mishin e kecit ne saç, djathin e napës, urlën e kaçupit, kosin dhe mjaltin me arra, por mund te shijojë edhe pejsazhin e mahnitshëm të lumit të Suhës, ujvarën e Selckës, shpateve të pjerrëta të malit të Lunxhërisë dhe Buretos. Mund të vizitojë kishën  Shen Gjergjit kishen e Selckes, mund te lahet në bujanet e lumit e te rehatohet në hijet e rrepeve, lisave dhe arrave të pyjeve perreth.

Nga bionews.al