Bardhësi dhe një pishinë gjigande që s’është përdorur kurrë, brenda rezidencës luksoze...

Bardhësi dhe një pishinë gjigande që s’është përdorur kurrë, brenda rezidencës luksoze të Kim Kardashian (FOTO)

389
0

Kim Kardashian Kanye West i kanë hapur dyert e rezidencës së tyre në Kaliforni për revistën Architectural Digest, e cila e përkufizon atë si një “strehim të egër të familjes në periferinë e Los Anxhelosit”.

 

Rezidenca e Kim Kardashian.

 

Çifti më parë kishte treguar pamje të shtëpisë përmes Instagramit, por ata tani kanë zbuluar në detaje se si e shndërruan pasurinë e tyre, të cilën e blenë në vitin 2014, në një “manastir futuristik belg”, siç u shpreh vetë Kanye West.

 

Rezidenca e Kim Kardashian.

Ata ja vunë sytë pronës së tyre për herë të parë në vitin 2013, por sipas Kim nuk ishte dashuri në shikim të parë: “Unë mendova se shtëpia ishte perfeksion. Kanye ishte më pak entuziast.”

 

Rezidenca e Kim Kardashian.

Shtëpia thuhet se ishte blerë për 20 milion dollarë, por Kris Jenner, nëna e Kim Kardashian, pohoi në rrjete sociale në vitin 2018 që vlera e saj ishte 60 milion dollarë.

 

Rezidenca e Kim Kardashian.

Çifti i famshëm ndërhynë mjaftueshëm në rezidencën e tyre, duke krijuar një arkitekturë unike. Ata zmadhuan të gjitha dhomat dhe reduktuan në minimum orenditë shtëpiake.Paleta është neutrale, duke përcjellë një ndjenjë qetësie. Rezultati është i qartë, dhe mbase i papritur, minimalist.

 

 

Madje çifti kanë një pishinë të cilën Kim Kardashian ka pohuar se çuditërisht nuk e ka përdorur kurrë.