Banori: S’kemi rrugë, sinjal telefoni, vaksinat për lopët me mik. Rama: E...

Banori: S’kemi rrugë, sinjal telefoni, vaksinat për lopët me mik. Rama: E di mo!

384
0

Kryeministri Edi Rama është përballur me shqetësime të shumta të banorëve gjatë turit për llogaridhënien. Kryetari i fshatit Golem i renditi kryeministrit një sërë shqetësimesh, por nuk mori premtimin për zgjidhjen e asnjërit prej tyre.

 

Bashkëbisedimi:

 

Banori: Përshëndetje zt.kryeministër. Alket Stroka, kryetar i fshatit Golem.

Rama: Prapë në Golem.

Banori: Është fat për mua, jemi takuar bashkë dikur kur ishe në opozitë.

Rama: Lëre mo nuk është ndonjë fat i madh.

Banori: Para disa muajsh ngrita problemin e rrugës. Sot është bërë një projekt i rrugës. Ne jemi një fshat me potencial blegtoral. Doja të flisja pak edhe me zv/ministrin, me Dhimon sepse e kam njohur dikur, kam respekt. Posedojmë 12 mijë krerë bagëti,

Rama: E di!

Banori: Neve, më fal për shprehjen, nga 7 na mungojnë 8. Nuk kemi sinjal telefonik.

Rama: E di!

Banori: Nuk kemi ujësjellës.

Rama: E di mo!

Banori: Nuk ka qendër shëndetësore.

Rama: E di!

Banori: Nuk kërkojmë as punë, as bukë. Vetëm këto gjëra.

Rama: E di!

Banori: Rrugën..

Rama: Ta shikojmë!

Banori: Të paktën një përforcues telefonik!

Rama: Ta shikojmë! Për rrugën nuk di të them ekzakt, për telefonin të shikojmë ata të kompanisë.

Banori: Ka nja dy vjet që ka plasur bruceloza, vaksina duhet gjetur me mik. Është skandal.

Banori: Nuk e di kur do të vijë dita për atë rrugën..

Rama: Do të vijë..të jeni i sigurt./OraNews/