Banorët përplasen me policinë që në 06:00 të mëngjesit te Bregu i...

Banorët përplasen me policinë që në 06:00 të mëngjesit te Bregu i Lumit, gjakoset e moshuari (VIDEO)

421
0

Banorët e Bregut të Lumit janë përplasur sot sërish me policinë. Tensionet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Policia ka shkuar reth orës 06:00, ndërsa janë përplasur fizikisht me banorët. Siç shihet nga pamjet situata është tepër e tensionuar. Banorët kanë sulmuar me gurë efektivët e policisë, ndërsa shihet se është lënduar një i moshuar.

Këta të fundit nuk lejojnë shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Bulavardit të Ri.

Janë rreth 38 banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi, mirëpo pas projektit për bulevardin ato u skualifikuan dhe kështu nuk përfitojnë shpronësim.

Ndërkaq, bashkia ka ofruar për ta banesa sociale, por ata nuk pranojnë.