Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëjnë pazare me...

Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëjnë pazare me pronat tona

294
0

Banorët e Radhimës, Dukatit e Orikumit kane dalë në protestë për ndalimin e aksionit të IKMT mbi prishjen e disa ndërtesave në bregdetin e Orikumit.

Ata e konsiderojnë të paligjshëm dhe abuzues aksionin kundër ndërtimeve të tyre, madje bëjnë thirrje për që zëri i tyre të dëgjohet sa më parë dhe të pezullohet urgjentisht shembja, në të kundërt protesta do të vijojë deri në përplasje fizike.

Sipas banorëve, ata po përjashtohen nga procesi i ALUIZNI-t qëllimisht, dhe krerët e shtetit po me bëjnë pazare me tokën dhe pronën e tyre.

Protesta e tyre vjen vetëm pak ditë pasi Bashkia e Vlorës prezantoi projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, pa dhënë asnjë informacion se çfarë do të ndodhë me njësisë molet, godinat, hotelet dhe restorantet e banorëve në Orikum.