Banorët e Astirit në protestë: Banesat do t’i mbrojmë me armë

Banorët e Astirit në protestë: Banesat do t’i mbrojmë me armë

407
0

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 600 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 16. Banorët u shprehen për mediat se në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur disa fadroma, të cilat do të presin pemët. Ata deklaruan se nuk do të lejojnë fadromat t’i afrohen banesave të tyre, ndërsa thonë se ato do t’i mbrojnë me armë. “Projekti le të bëhet, por në të dëmshpërblehemi me cmimin e tregut 100%. Ne kërkojmë atë që na takon me ligj, me kushtetutën e Shqipërisë. Unë banesën time do ta mbroj me armë. Nuk ka ngelur rrugë tjetër. Kjo ka shumë zgjidhje, por këta nuk pranojnë dialog”, tha një prej përfaqësuesve të banorëve.