Banesat e dëmtuara nga tërmeti, Ujësjellësi i Durrësit njoftim të rëndësishëm për...

Banesat e dëmtuara nga tërmeti, Ujësjellësi i Durrësit njoftim të rëndësishëm për qytetarët

307
0

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se të gjithë qytetarët që braktisën banesat e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit, mund të pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë.

Duke filluar që nga ky muaj pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë). Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit.

 

Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020. Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.