Balena Blu,rreziku vdekjeprurës që u kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve!

Balena Blu,rreziku vdekjeprurës që u kanoset fëmijëve dhe adoleshentëve!

509
0

E njohur ndryshe dhe si loja e vetëvrasjes, Balena Blu pas 50 sfidash torturuese dhe një presioni të madh psikologjik përfundon me vetëvrasjen e lojtarit, në këtë rast të fëmijës apo të adoleshentit. Pre e kësaj loje, e cila është shëndrruar në makth për prindërit në gjithë botën janë pikërisht fëmijët dhe specifikisht ata që sapo futen në adoleshencë. Deri tani janë raportuar rreth 157 fëmijë të vdekur dhë përgjegjësia për këto jetë të humbura bie mbi administratorët e lojës.  E shpikur në Rusi, kjo lojë numëron mbi 32 administrator, midis të cilëve është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i vetëm 2 prej tyre nga ana e autoriteteve. Ideuesi i kësaj loje, Philipp Budeikin, 21 vjeç është i pari që ka përfunduar në duart e autoriteteve. Pas arrestimit dhe me vetëdije të plotë ai është shprehur se i konsideron adoleshentët mbeturina dhe se me “spastrimin” e tyre po i bën nder botës. Sipas psikologëve kjo dëshirë monstruoze e 21 vjeçarit për të “spastruar”  dhe për tu shkaktuar sa më shumë dhimbje adoleshentëve lidhet pikërisht me adoleshencën e vështirë që ai ka përjetuar. Tashmë i rritur ai kërkon që edhe të tjerët të përjetojnë të njëjtën dhimbje si ai por duke e shtyre limitin më tej,drejt humbjes së jetës.  Personi tjetër i arrestuar nga policia nga policia ruse është Ilya Sidorov, i cili kishte aktualisht 30 vajza adoleshente në një grup online ku u jepte dhe udhëzimet e herë pas herëshme.Ai ka pranuar përpara autoriteteve se përmes lojës ai ka udhëzuar adoleshentët si të lëndojnë veten në mënyra të ndryshme midis të cilave krijimi i imazhit të balenës në lëkurë me mjete të tilla si gozhd dhe thika. Ai akuzohet në lidhje me instruktimin që i ka bërë një 13 -vjeçareje në një fshat rus e cila tentoji vetëvrasjen duke u hedhur poshtë një treni pasagjerësh por fatmirësht kjo tentativë rezultoi jo e suksesshme nga ana e adoleshentes. Sidorov “u thye” gjatë marrjes në pyetje. Raportime tregojnë se edhe në vendin tonë kemi raste ku adoleshent luajnë këtë lojë vdekjeprurëse dhe shembull është një 13- vjeçare nga Gjirokastra e cila vazhdonte të luante duke mbërritur në nivelin 33. Rasti është kapur në kohë dhe 13-vjeçaria ka ndaluar së luajturi Balenën Blu. Rastet ku kjo “lojë” përmes shantazhit nga ana e administratorëve kërkon që fëmijët ta luajnë është një tendenc në rritje. Si gjithmonë roli kryesor i bie prindërve të cilët duhet të tregohen vigjilent përball këtij rreziku të ri që ka mbërritur tashmë dhe në vendin tonë.