Baladë për arkeologun

Baladë për arkeologun

382
0

 

 

(Noke, kujtesa fisnike. Novruz M. Bajramaj: 1952-13.03.2019)

 

Nga Albert Habazaj

 

I.

Vëllazëri e Bajrame

Në çdo stinë – lule bajame.

 

Buron barku ‘ Çelo Metes

Shporta me yje rreth vetes.

 

Nga Tërbaçi, nga Shëngjergji

Zbriti poshtë, mallpikur erdhi.

 

Nga Drashovica në Vlorë

Musai yje mbledh me dorë.

 

O Novruz, t’u çelen shtigjet:

Mik me malet, shok me brigjet.

 

Të dha zjarr të kapje maja

Hënë Merka jLapardhaja.

 

Një çekiç, një dalt’, një lupë,

Kazma për gërmim në sup.

 

Na dhe në pëllëmbë të dorës

Visaret nën dhè të Vlorës.

 

II.

Kjo këng’ me lot ma mbush synë,

Ç’u bëre, o Nokja ynë?!

 

Vlora fsheh antikitete,

Noke, i more me vete.

 

Harta arkeologjike

U drodh, e ndjeu që ike.

 

O Noke, o blet’ e punës,

U fike në mes të udhës.

 

Në krahë të kaltër zogu

Fluturon arkeologu.

 

Noke, o kujtesë fisnike,

Jep e merr mesazhe drite…

 

O Noke, Noke vëllai!

Për ty po shkrihem në vaj.

Qysh ike si bukurè,

O vëllààà, o Nokèèè!

Shperndaje