Bajram Demaj: Synimi ynë, bashkëpunime biznesi edhe në Amerikë

Bajram Demaj: Synimi ynë, bashkëpunime biznesi edhe në Amerikë

1632
0

Me seli në Pejë të Kosovës, kompania Prime Group sh.p.k dhe “Shkodra biznes Peja”, po korr sukseset e saj. Me një përhapje të aktivitetit në të gjithë Ballkanin, dhe me gjerë, kjo kompani synon ta zhvillojë aktivitetin e saj edhe në kontientin amerikan. Për tu njohur me gjerë, ju ftojmë të lëxoni intervistën e Bajram Demaj, drejtor pranë kompanisë Prime Group sh.p.k dhe pronar të kompanisë “Shkodra Biznes Peja”.

 

Zoti Demaj, me çfarë merret konkretisht kompania juaj?

Kompania jonë merret me shitjet tranzite globale me shumicë të naftës, si dhe japim kredi të vlerave të larta makro në bazë të projektit dhe plan biznesit banker. Veprimtaria jonë përfshin shumë shtete regjionale, fqinje si Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, Kroaci, Serbi dhe Shqipëri.

Ndërkohë në Kroaci punojmë me zyrën ndërlidhëse si bashkëpunim. Në focus kemi përfitimin për kombin dhe trevat tona shqiptare, duke dhënë kredi të vlerave të larta makro dhe nafte shitje tranzite me tragete.

 

Ku e zhvillon aktivitetin kompania juaj, vetem ne Kosove apo edhe me gjere?

Në Prishtinë, në Pejeë, me zyrën ndërlidhëse në Zagreb.

 

Duke ju referuar tregut kosovar, a ju lind nevoja për ta zgjeruar më tej aktivitetin tuaj?

Synimi, por edhe dëshira jonë është që ti bashkangjitemi takimeve zyrtare me Dhomat e Bizneseve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si në Florida, Chicago etj. Së shpejti unë do udhëtoj për në USA me ftesën e miqve, për të lidhur dhe nisur bashkëpunime biznesi që do ju kontriboj sa më shumë trevave tona shqiptare, sidmos në Shqipëri dhe Kosovë. Në këto shtete do të investoj me kredira afatgjata që nga 25-30 vite me kamata 005%, shumë të ulëta dhe gras period 15-30% si në fushat prodhuese për energjinë efiçente bio solare.

 

 

Ju jeni pronari i kesaj kompanie?

Unë jam dhe agjenti kryesor për gjitha trevat, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Greqi, Bullgari, Shkup,  Serbi dhe Mal i Zi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

loading...