Valltarja e një klubi nate nga Florida e Shteteve të Bashkuara, po akuzohet për ‘akt të fëlliqtë dhe epshor ndaj një fëmije’, pasi është zënë duke kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçar.
Ciara Danielle Stokes, ka shkuar tek një shok të bëj dush, por ka përfunduar duke kryer marrëdhënie me djalin e tij të mitur.
Adoleshenti u ka thënë hetuesve, se ka shikuar televizion me 29-vjeçaren , ndërsa më vonë është ftuar nga ajo të shkojnë në banjë së bashku.
“Nuk kam qenë kurrë në pozitë të tillë dhe nuk dija si të veproja”, ka thënë adoleshenti.
First Coast News raporton se, babai i djaloshit është zgjuar nga zhurma që vinte nga banja, ku i zuri duke bërë seks.
Stokes e cila është dy herë më e vjetër se djaloshi, ka thënë se ka qenë e dehur dhe mbanë mend shumë pak.