AXHENDA NDËRKOMBËTARE

AXHENDA NDËRKOMBËTARE

464
0

Pasi ka shkatërruar disaishuj të Karaibeve, uragani Irma ka rimarrë intensitet të lartë duke goditur Kubën dje në mbrëmje, dhe vijuar itinerarin e saj shkatërrues në drejtim të jugut të Floridës, ndërsa banorëve u është bërë thirrje për të evakuuar zonën. Në vazhdën e tij, uragami Jose i regjistruar në kategorinë 4 për nga intensiteti kërcënon ishujt tashmë të shkatërruar nga Irma si Shën Martini.

MEKSIKO – Forcat e emergjencës civile po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve pas tërmetit që tronditi jugun e Meksikës, më i forti që ka goditur vendin në një shekull, ku bilanci është rënduar në të paktën 61 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur. Vendi është prekur gjithashtu dje në mbrëmje nga uragani Katia, i regjistruar në kategorinë 1.
Të Tjera

VENECIA (Itali) – Ceremonia përmbyllëse e edicionit të 74-të të festivalit të filmit të Venezias.

LONDËR – Manifestime anti-Brexit në drejtim të Parlamentit./

Shperndaje