Lulzim Basha do të nisë një tur bashkëbisedimi në të gjithë Shqipërinë.
Në ftesën për mediat, kryedemokrati bën me dije se turi i takimeve fillon sot me Elbasanin, ku sipas axhendës takimi është programuar pasdite, në orën 17:00.
Sipas selisë blu, objektivi i këtyre takimeve me qytetarët është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë përmes pyetjeve direkte drejtuar kryeopozitarit.