Avokatët e mësuesit turk kërkesë Ministrisë së Brendshme dhe policisë: Zbardhni procedurën....

Avokatët e mësuesit turk kërkesë Ministrisë së Brendshme dhe policisë: Zbardhni procedurën. U dëbua apo u ekstradua

333
0

Avokatët e mësuesit Harun Çelik i deportuar drejt Turqisë nga autoritet shqiptare mbrëmjen e Vitit të Ri, i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe policisë shqiptare të tregojnë procedurën e ndjekur për ekstradimin e shtetasit turk i cili kërkonte azil politik.

 

Në kërkesën e drejtuar autoriteteve shqiptare avokatët e Çelik të cilët më herët janë shprehur se ai është depërtuar në mënyrë të paligjshme, kërkojnë të dinë nëse klienti i tyre është  dëbuar apo ekstraduar.

 

Shtetasi turk është akuzuar si mbështetës i Gylenit, kundërshtarit të Presidentit Erdogan dhe është 42 vjeç. Ai është kapur në aeroportin e Rinasit rreth 6 muaj më parë ku tentoi të kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Pasi kreu dënimin në Shqipëri iu premtua se do dërgohej në qendrën e azilkërkuesëve por vetëm disa ditë më parë është esktraduar nga vendi jonë.

 

Ekstradimi i mësuesit ka ngjallur reagime të ashpra, duke e konsideruar këtë akt si shkelje e të drejtave të njeriut.