Avokat Goxhaj plas “bombën”. Berisha u shantazhua ne 2005

Avokat Goxhaj plas “bombën”. Berisha u shantazhua ne 2005

581
0

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka bërë deklarata të forta sot, në lidhje me ndërhyrjet e George Soros në politikën shqiptare.

I ftuar në Fax News, avokati Goxhaj deklaroi se kolona e Soros është futur në PD, nëpërmjet KOP, që në vitin 2005.

Më tej ai zbuloi detajet e emërimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së, ndërsa foli edhe për shantazhe që sipas tij i janë bërë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha u shantazhua në vitin 2005. I thanë që nëse futesh në zgjedhje në do të rrëzojmë përsëri. Veliaj, Rama, Meta, Veliaj, Nard Ndoka, të gjithë u bënë bashkë dhe thanë që do merrnin aq vota sa do bënin koalicion të qendrës së majtë, dhe Berisha u detyrua të bënte pazare, duke futur kolonën e Soros në PD, dhe një ndër kushtet ishte që Basha të zgjidhej kryetar. Berisha nuk e dinte që plani i Soros ishte të shkatërronte PD, që plani ishte mbajtja e Rilindjes në pushtet”-tha ndër të tjera Altin Goxhaj.