Një avion privat, i cili thuajse arrin shpejtësinë e zërit, është vendosur në shitje për 51 milionë eurO.
Avioni ‘G600’, një tendencë për të pushtuar tregun fitimprurës privat, sapo është miratuar për shërbim nga Autoriteti i Aviacionit Federal në SHBA, transmeton lajmi.net.
Brendësia e avionit karakretizohet me 19 ulëse pasagjerësh për udhëtime prej 10 mijë kilometrash.
Mjeti flutures është prodhimi i fundit nga Korporata ‘Gulfstream Aerospace’, një markë popullore në mesin e manjatëve të naftës në botë, zyrtarë sauditë dhe anëtarë të tjerë super të pasur.
Aeroplani është projektuar edhe për të minimizuar turbulencat duke siguruar udhëtarët të ndjehen më të relaksuar në arritjen e destinacionit të tyre.