Autoriteti Kontrollit te Ushqimit një instrument biznes prishesh apo kujdestar standardesh? A...

Autoriteti Kontrollit te Ushqimit një instrument biznes prishesh apo kujdestar standardesh? A do te reagoje ministri Bledi Cuci?

388
0

Nga Artur Nura

 

Se fundi për arsye objektive lexoj një denoncim te biznesmenit te njohur Nikollaq Neranxi ne lidhje me kripen e Himalajës dhe qe te cilit i është bllokuar një kamion i cili plotesoka te gjitha kriteret ligjore! Sipas Neranxit kjo ka ndodhur sepse ne zyrat e AKU, apo ato përkatëse te shëndetësisë sic është Inspektorati Sanitar Shëndetësor, punohet ndryshe me kritiket e qeverise dhe ne ane tjeter, privilegjohen deri ne shkelje te ligjit mbështetësit e saj! Parimisht këtë gjë e besojnë apriori te gjithë, sepse nuk po ndodh vetëm tani. Besoj qe Neranxi vete qe ka qene gjithmonë opozitar me pushtetet, mund ta dije me mire se te tjerët këtë element korruptiv te te gjitha pushteteve !

 

Si gazetar i kam ndjekur ne vazhdimësi përplasjet e tij me pushtetin dhe jam i bindur qe edhe këtë radhe do ta fitoje betejën morale dhe ligjore me te. Por, problemi sipas meje qëndron me shume te mos njohja dhe pasioni për te bere detyrën ndaj partisë dhe jo atë te ligjit nga zyrtare te caktuar!

 

Padyshim qe problemi është i thelle dhe nis qe tek emërimi i shume prej këtyre zyrtareve te cilët formalisht duhet te jene te zgjedhur me merite dhe sipas ligjit te nëpunësit publik!

 

Dalim tek argumenti Kripa e Himalajës!

 

Nuk jam ekspert i fushës por konsumator si gjithë te tjerët dhe e para gjë qe bëra (ja u sugjeroj de juve miq ta bëni) shkruajta ne internet Kripa e Himalajës! Me doli: Kripa e Himalajës “Thesari në formë kristalesh, që të ndryshon … Bioju.al, Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës – Ora News, Kripa rozë e Himalajës, thesari në formë kristalesh për …Balkanweb, Kripa e Himalaje ve: Veçoritë dhe vetitë kuruese! – Revista Bordo, Kripa e Himalajë ve, e vetmja kripë natyrale – Klan Kosova… te tjerat mund ti lexoni edhe vete nëse jeni duke bere dhe ju searchin e nevojshëm në internet.

 

Mësova se ne Shqipëri ky lloj produkti i mrekullueshëm për disa veçanti duhet përveç këtyre veçorive te mrekullueshme, duhet te jete deri ne nivelin x i jodizuar! Ne rastin ne fjale, ky produkt qenka i jodizuar sipas standardit qe kërkon Shqipëria dhe i paska me vete te gjitha certifikatat qe përcakton ligji!

 

Perse këta militante e kane bllokuar? E kane vendosur ne listën e produkteve me risk, apo ata paragjykojnë subjektin me me risk!? Sigurisht kjo e dyta eshte me e mundeshme dhe ndodh për tu bere qefin shefave te tyre sipër. ..

 

Uroj qe ata zyrtare te vegjël qe e kane marre këtë hap arbitrar ta kapin situatën ne kohe sepse jam i sigurte qe Neranxi do te filloje shume shpejt procedurat ligjore për te cilat është i njohur ne betejat e tij me pushtetet ne Gjykata.

 

Dhe ka dhe një gjë me shume ne rastin e tyre! Shefat ne te tilla raste te lëne ne balte dhe nuk te gjenden afër, ashtu siç e bëjnë kur ti e ke kryer fajin dhe i ke prishur pune një biznesi te caktuar “kundërshtar”!

 

Kjo vlen për drejtuesit e Autoriteti te Kontrollit Ushqimor te cilët duhet ta dine mire qe nuk janë aty për te vene gjoba dhe bllokuar biznesin, por për te respektuar ligjin dhe mbështetur këta te fundit te cilët nuk janë si shteti qe vetëm u merr te ardhura qytetareve, por i japin atyre pune qe te mbajnë familjet dhe paguajnë taksat qe edhe këta te fundit qe punojnë ne AKU, te paguhen po nga ata para taksash!

Ministri Bledi Cuci…

 

Autoriteti me i larte i cili mund te vendose drejtësi për rastin është ministri i bujqësisë Bledi Cuci! Ja rastësisht ne reagimin publik te biznesmenit Nikollaq Neranxi, pyetej : a Po me lexon Bledi Cuci?!

 

  1. Minister lexoje shqetësimin e biznesmenit dhe mos lejo te dëmtohet me shume ai. Sigurisht pa ndërhyrjen tuaj çështja do te përfundoje gjykate dhe demet do i paguajnë taksat tona, por mos harro se sot një gjë e tille qe ka ndodhur publikisht, konvertohet edhe ne produkt elektoral!

 

Politikani behet shtetar kur merr vendimet e duhura dhe jo ata te gabuara…

Deklaratë për shtyp

 

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë

 

Ndaloni represionin ndaj biznesit të ndershëm që nuk ndan paratë me pushtetin!

 

Ashtu siç është bërë me dije nga shumë media tashmë, prej 4 ditësh, po mbahet padrejtësisht në ambientet e Doganës së Tiranës, një ngarkesë me 5 ton kripë Himalaje e cila i përket Kompanisë N.N.SHPK (Neranxi). Meqenëse legjislacioni shqiptar nuk e lejon tregtimin e kripës e cila ka sasi jodi nën 20%, Kompania në fjalë ka bërë pasurimin e kripës së Himalajeve me jod në Kosovë dhe e ka sjellë atë në Shqipëri. Në dokumentacionin shoqërues të mallit, theksohet se krahas përqindjes së lartë të mineraleve që ka kripa e kuqe e Himalajeve, ajo është pasuruar gjithashtu me jod, në masën 40%.

Mirëpo fillimisht e bllokoi AKU ditën e shtunë, edhe pse gjithë dokumentacioni ishte në rregull dhe më pas edhe Instituti i Shëndetit Publik i cili nuk pranoi të marrë mostrat për kontroll, gjë e cila është rreptësisht e ndaluar sipas legjislacionit shqiptar, sepse nuk mund të bllokohet puna e një biznesi, në këtë rast prej 4 ditësh. Pra shkelja e parë ka të bëjë me refuzimin e kontrollit të një malli dhe e dyta dëmin edhe ndaj shtetit i cili në shitje merr 20% të vlerës. Një tjetër problem i madh është, se edhe po ti çosh në gjyq, sipërmarrjet private që nuk janë klientë të pushtetit, nuk fitojë asnjëherë asnjë gjyq me institucionet shtetërore dhe arsyeja dihet, politika dhe gjyqësori janë një. Kujtojmë që drejtuesit e kësaj kompanie kanë qenë vazhdimisht kritikë ndaj pushtetit dhe aktiviteti nuk ka përfituar asnjëherë asnjë para publike.

Mendojmë se këto veprime bllokuese të biznesit, kanë prapavijë dhe qëllime të mirëmenduara. Gjithçka bëhet e drejtuar nga qeveritarët  dhe Kryeministri Edi Rama, në mënyrë që të favorizojë në treg klientët e tij dhe oligarkët e pushtetit.

 

Këto veprime janë një këmbanë e fortë alarmi se mafia në pushtet tashmë ka futur duart thellë në industrinë ushqimore dhe ndalon konkurrenën e ndershme. Ky është një lajm i keq për biznesin e ndershëm dhe një lajm akoma më i keq për konsumatorët të cilët duke konsumuar ushqime të klientëve të pushtetit, do të jenë gjithnjë e më të pasigurtë për cilësinë e tyre. Kush do guxonte të kontrollonte miqtë e pushtetit, nëse malli i tyre është cilësor ose jo?!

I bëjmë thiirrje organeve kompetente përgjegjëse dhe Kryeministrit Edi Rama, të mbajë larg duart nga biznesi i ndershëm i cili punon me përkushtim, paguan taksa, punëson njerëz dhe duron përditë problemet që i krijon shteti, në vend që t’i ndihmojë.

 

Presidenti i Shoqatës

Nikollaq Neranxi