Autokton/ “E vërteta e Vlorës”, Austria: Shqipëria sa Bullgaria, kështu neutralizohet Serbia…

Autokton/ “E vërteta e Vlorës”, Austria: Shqipëria sa Bullgaria, kështu neutralizohet Serbia…

380
0

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua këtë të dielë pjesa e 5 e “E Vërteta e Vlorës”

 

Nënkryetari 27 vjeçar i Senatit, Eqrem bej Vlora merr dijeni së bashku me kryesinë e tij, por këtë ngjarje detyrohen ta kalojnë në heshtje për arsye të trysnisë së madhe të qeverisë, nga njëra anë dhe nga ajo e kundërshtarëve të Ismail Qemalit nga ana tjetër, të cilët e shfrytëzojnë këtë situate dhe në kujtimet e tij ai nuk e përmend fare këtë ngjarje e cila kompromentonte të gjitha struktuat shtetërore të Vlorës, por përballë këtyre të fundit ai shprehet përkrah qeverisë: “Një ditë pak si herët në sallonin tim të pritjes gjeta dhjetë a dymbëdhjetë vetë besnikë të nderuar të tim eti, të cilët donin të bisedonin “vetëm për vetëm” me mua, ku më kujtuan se ithtarët e Ismail beut i kishin shkaktuar shqetësime të shumta tim eti dhe mua vetë dhe se më binte për detyrë t’i kundërvihesha me forcë dhe publikisht personit të Ismail beut dhe qeverisë së tij. -Për t’u ngritur kundër xhaxhait, as që mund të bëhet fjalë, u përgjigja ftohtë.”

 

Masakrat andarte greke prodhuan karvane të përzier të gjallësh dhe të vdekurish që linin pas luginës së Vjosës, ku  po të mund të mbërrinin në ullishtat e Vlorës, do të tregonin masakrat e pabesueshme vetëm pse ishin shqiptarë.

 

Një hap energjik i Qeverisë Vlora ishte dhe konfiskimi i pronave shtetërore, (Çiligjet Sulltanie) për llogari të shtetit të ri shqiptar, si dhe sekuestrimi i çdo pasurije të dyshuar se ishte grabitur gjatë daljes nga Perandoria Osmane në pavarësi. Kjo u kundërshtua si hap abuziv nga qeverija hije e Shqipërisë së Mesme, pranë konsujve të Fuqive të mëdha. Faik bej Konica, Fazil pashë Toptani dhe Dervish Hima i kanë bërë një kritikë të ashpër veprimit të Ismail Qemal Beut para meje dhe kolegut Italian. Ata kritikojnë despotizmin e Ismail Qemalit, duke e konsideruar një veprim ilegal akordimin e konçesioneve dhe sidomos qëllimin e tij për të shitur pasuritë vakëfnore në Myzeqe. Të gjitha këto ia kanë vështirësuar pozitën atij dhe ata besojnë se pakënaqësia në Toskëri po merr nga dita në ditë përmasa më të mëdha” konfirmon konsulli austriak Rudnai në verën e 1913.